Politika e privatësisë
Përditësuar më 23 nëntor 2026
Kush jemi
Kjo faqe është e Vagenn Generator (N.T.SH Vagenn), Flamuri, Prizren 20000, Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në vagenn@hotmail.com ose na telefononi në +383 49 222 509.
Kur vizitoni këtë faqe
Faqja nuk ka formularë, llogari përdoruesish, reklama apo mjete analitike, dhe nuk vendos cookies për t'ju ndjekur.
Faqja hostohet nga Vercel. Si çdo server, ai përpunon të dhëna teknike si adresa IP dhe lloji i shfletuesit, për ta shfaqur faqen dhe për ta mbrojtur nga sulmet.
Në pjesën e kontaktit ka një hartë të Google Maps. Harta ngarkohet nga Google, i cili mund të marrë adresën tuaj IP dhe të vendosë cookies sipas politikës së vet të privatësisë.
Kur na kontaktoni
Kur na shkruani në WhatsApp, me e-mail, në Instagram ose Facebook, ose kur na telefononi, marrim emrin ose profilin tuaj, numrin ose adresën dhe atë që na shkruani. I përdorim vetëm për t'ju përgjigjur, për t'ju përgatitur ofertë dhe për shitjen, instalimin ose servisin që kërkoni.
Nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk ju dërgojmë reklama pa i kërkuar ju.
Mesazhet në Instagram dhe Facebook
Për mesazhet që vijnë në Instagram (@vagennks) dhe në faqen tonë në Facebook përdorim një aplikacion tonin, të lidhur me API-në zyrtare të Meta-s. Ai i lexon mesazhet e reja dhe e njofton stafin tonë përmes Telegram-it.
Çdo përgjigje e shkruan ose e miraton një person nga stafi. Për të përgatitur përgjigjet mund të përdorim edhe mjete shkrimi, përfshirë mjete me inteligjencë artificiale, por asgjë nuk dërgohet pa e lexuar një person.
Ju shkruajmë vetëm si përgjigje ndaj mesazhit tuaj.
Sa kohë i mbajmë
I mbajmë të dhënat sa kohë që na duhen për t'ju përgjigjur, për ofertën, shitjen dhe servisin, dhe sa kohë që na detyron ligji, për shembull për faturat.
Me kë i ndajmë
I ndajmë vetëm me shërbimet që na duhen për këtë punë:
- Meta (Instagram, Facebook, WhatsApp), ku na shkruani;
- Telegram, ku stafi merr njoftimet;
- ofruesin tonë të e-mail-it;
- Vercel, që e hoston këtë faqe, dhe ofruesin e serverit tonë;
- autoritetet, kur e kërkon ligji.
Të drejtat tuaja
Mund të na kërkoni në çdo kohë të shihni cilat të dhëna kemi për ju, t'i korrigjoni ose t'i fshini. Nëse mendoni se i kemi përdorur gabim, mund të ankoheni edhe në Agjencinë për Informim dhe Privatësi të Kosovës.
